Katër vdekje brenda 24-orëve në Kosovë, Policia jep detaje - NACIONALE

Katër vdekje brenda 24-orëve në Kosovë, Policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë raportuar katër raste të vdekjes në Kosovë.

Në raportin 24 orësh të policisë ka treguar se këto vdekje anë ndodhur në rrethana të dyshimta dhe në qytet të ndryshme.

Sipas policisë, këto raste kanë ndodhur në Graçanicë, Ferizaj, Prizren dhe Malishevë.

Policia ka treguar se në rastin në Graçanicë bëhet fjalë për vdekjen e një mashkulli.

Sipas policisë, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Në fshatin Batushë të Graçanicës, rreth orës 18:00, është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte pa shenja jete në momentin kur është gjetur dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, është thënë në raportin 24 orësh.

Një rast tjetër i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

Sipas policisë, këtu një femër kosovare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

“Rasti është raportuar në orën 16:33, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me aksident apo ndonjë rrethanë tjetër të dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion” është thënë në raporto.

Aksidentalisht ka humbur jetën dje edhe një mashkull në Prizren.

Sipas policia, në orët e mesditës, në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, një mashkull ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi.

Në raportin është thënë se vdekja është cilësuar si aksidentale dhe trupi i viktimës është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore, me vendim të prokurorit.

Gjatë ditës së djeshme një tjetër rast tragjik ka ndodhur në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Policia ka treguar se një person është gjetur i vdekur në një fushë.

“Raportohet se në një fushë të hapur është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, është thënë në raportin 24 të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme