Katër serbë bëhen pjesë e kabinetit të Lulzim Hetemit në Leposaviq
Katër serbë janë bërë pjesë e kabinetit të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Njoftimi:
Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni.
Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.
Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç'rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.
Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.
Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj.