Katër raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar për një ditë në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy raste janë raportuar në Pejë, një në Prishtinë dhe një në Vushtrri.

Policia ka dhënë detaje për këtë raste:

DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lipjan / 27.07.2024 – 19:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se ka pasur një përleshje fizike me djalin e tij të dyshuarin m/kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri / 27.07.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës kosovare. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme