Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, në të gjitha këto raste, cak i dhunës kanë qenë gratë nga burrat e tyre.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe me nga një rast në Prizren e Pejë.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 08.05.2024 – 03:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht atë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 08.05.2024 – 19:30. Viktima femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është në kërkim policorë përderisa rasti vazhdon të hetohet.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 07.05.2024 – 18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme