Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të PK-së, tri raste janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa një rast tjetër në Zveçan.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 17.12.2023 - 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Lipjan / 17.12.2023 - 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 17.12.2023 – 17:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që, sipas saj është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Zveçan / 17.12.2023 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur si dhe ka demoluar dhe thyer orenditë e shtëpisë. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme