Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vushtrri, një në Gjakovë, një në Viti dhe një në Fushë-Kosovë.
Këto janë të gjitha rastet:
DHUNË NË FAMILJE
Vushtrri 11.06.2023 – 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 11.06.2023-23:30. Viktima femër shtetase e Gjermanisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
DHUNË NË FAMILJE
Viti 11.06.2023 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në familjen e saj ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë 11.06.2023 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.