Katër gazetarë afganë strehohen në Kosovë - NACIONALE

Katër gazetarë afganë strehohen në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se në kuadër të programit “Journalist in Residence – Kosovë” kanë mbërritur në Kosovë katër gazetarë afganë.

Këta gazetarë u pritën në Aeroportin ‘Adem Jashari’ nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Gazetarët afganë u mirëpritën një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre në Kosovë. Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.” – thuhet në njoftimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme