Basha me disa pyetje: A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuçiqit me i dorëzu të pagjeturit?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka krahasuar opozitën në Kosovë me opozitën në Serbi.
Basha në Facebook, ka kërkuar shpejtim për kohën kur Kryeministrin, Albin Kurti kërkonte me i ndalur Serbisë zgjedhjet në Kosovës dhe opozita nuk fliste.
“Kur Albin Kurti kërkonte me ia ndalu Serbisë zgjedhjet në Kosovë, opozita çile guri gojën! Kur Albin Kurti kërkonte me i zbatu marrëveshjet që vet opozita i kishte nënshkru, opozita thoshte shtyne se nuk janë të rëndësishme. Tani që Vuçiqi po e kërkon Zajednicën, copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë!” – ka shkruar Basha.
Ai tutje ka pyetur se nëse opozita në Serbi e ka quajtur ndonjëherë Vuçiqin anti-amerikan, ose a i ka bërë ndonjëherë opozita presion Vuçiqit për t’i dorëzuar të pagjeturit.
“A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan? A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit? A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?” – ka shkruar ai.
