Kastrati: Kurti e Vuçiq kanë logjikë të njëjtë, duan ta mbajnë konfliktin të hapur - NACIONALE

Kastrati: Kurti e Vuçiq kanë logjikë të njëjtë, duan ta mbajnë konfliktin të hapur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, mendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk brengoset për gjeneratat e ardhshme, mirëpo sipas tij, synimi i Kurtit është vetëm për votat në zgjedhjet e ardhshme.

Ish-kryetari i Kamenicës tha në Kohavizion se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk dallojnë në logjikë dhe se qëllimi i tyre është që të përfitojnë elektoralisht.

Sipas tij, kjo përbën rrezik që konflikti të mbahet hapur nga ta.

“Përderisa i kemi këta liderë, fatkeqësisht edhe në Kosovë e edhe në Serbi, e kanë të njëjtë logjikë, ku qëllimin kryesor, primar e kanë të përfitojnë elektoralisht, ne jemi në rrezik, sepse këta kanë në interes gjithmonë që konfliktin ta mbajnë pak hapur, sepse kjo mund t’i përkthehet në vota”, - ka deklaruar Kastrati.

Sipas tij, e vetmja konsistencë e kryeministrit Albin Kurti, në procesin e dialogut është që në vazhdimësi i ka ndryshuar qëndrimet

“Kryeministri prej që ka ardhur në pozitë vazhdimisht i ka ndërruar qëndrimet, mos t’i harrojmë fillimisht kanë qenë katër kushte për tu ulur në tryezë me presidentit e Serbisë Vuçiq edhe të vazhdojë dialogun, në ndërkohë të gjitha veprimet e tjera kanë treguar se as nuk e ka të qartë dhe as nuk e ka një ide ku përnjëmend do të bëhej një zgjidhe paqësore”, - tha Kastrati.

Zyrtari i PSD-së beson se negociatat e Kosovës me Serbinë do të vazhdojnë ende dhe nuk do të ketë njohej “de jure” për Kosovëm.

“Ish-presidentë të Amerikës, kancelari i Gjermanisë kanë kërkuar që në këtë fazë dialogu të përfundojë me njohje, ndërsa ne tash kemi përfunduar me një plan ku po shihet që negociatat do të vazhdojnë edhe më tutje por gjithashtu nuk do të ketë njohje de jure për Kosovën”, - ka shtuar Kastrati.

Lajme të ngjashme