Kasolli i reagon RTK-së: Nga shtëpi informative, në instrument të propagandës - NACIONALE

Kasolli i reagon RTK-së: Nga shtëpi informative, në instrument të propagandës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli, përmes faqes së tij zyrtare ka reaguar kundrejt RTK-së pas lajmeve të rreme dhe burimeve aspak kredibile.

Kasolli tha se RTK është medium publik, paguhet dhe mirëmbahet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, që të jetë në shërbim të publikut pa dallim politik dhe partiak.

“Prandaj, operimi i RTK-së, me lajme të rreme (fake news) dhe burime aspak kredibile, vetëm me qëllim që të denigrohen në sytë e publikut media tjera në Kosovë, sikur se në rastin e mbrëmshëm ndaj gazetes Nacionale dhe Periskopi, e tjetërson misionin e këtij institucioni. Me këtë veprim, ai nga shtëpi informative për të gjithë qytetarët e Kosovës, shndërrohet në instrument të propagandës dhe qëllimeve politike të pushtetit”, shkruan Kasolli.

Lajme të ngjashme