‘Kaq për tani’: Deklarohet emisari evropian për dialogun pas vizitës së paparalajmëruar në Kosovë - NACIONALE

‘Kaq për tani’: Deklarohet emisari evropian për dialogun pas vizitës së paparalajmëruar në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emisari i ri i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen ka zhvilluar të enjten një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ku para pak minutash është takuar me zëvendëskryeministrin në largim, Besnik Bislimi.

Sorensen shkurt para mediave ka thënë se vizita e tij e sotme ka qenë “pjesë e zakonshme e misionit” dhe se të tilla priten edhe në të ardhmen.

Ndërkohë, ai ka paralajmëruar se nga Prishtina do të shkojë në Beograd, duke përfunduar me fjalët “kaq për tani”.

"Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani”ka thënë ai.

Më herët, Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.

KFOR në një komunikatë për media, ka njoftuar se takimi është mbajtur sot, ku i pranishëm ka qenë edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

“Vizita e sotme në Kosovë ishte e dyta në mandatin e Sorensen; si i tillë, ai nuk e humbi rastin të shkëmbejë mendime me Komandantin e KFOR-it për zhvillimet në situatën e sigurisë në mbarë rajonin.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm” – u tha në njoftim.

Kush është Peter Sorensen?

Peter Sorensen, diplomat danez, ka shërbyer së fundi si këshilltar i lartë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, EEAS, për diplomaci digjitale.

Ai ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga viti 2002 deri në 2006, Sorensen punoi në Kosovë si udhëheqës i UNMIK-ut.

Ai u zgjodh edhe Përfaqësues Iidelegacionit për Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2011, pas punës si Udhëheqës i Delegacionit Evropian në Shkup të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme