"Jemi të shqetësuar": Publikohen letrat e organizatave ndëkombetare që i shkruajtën Kurtit për RTK-në
Juristja e mediave Flutura Kusari, ka publikuar letrën e pesë organizatave më të mëdha ndërkombëtare, për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve në Europë, drejtuar kryetarit të Vetëvendosjes, e njëherit kryeministrit Albin Kurti.
Orgazniatat që kanë për qëllim mbrojtjen e lirisë së mediave, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë, për emërimin e aktivistit politik të VV-së Rilind Gërvallës në krye të RTK-së, shkruan Kusari.
Tutje, aty thuhet se po të njejtat organizata e kanë lavdëruar fillimisht procesin e depolitizimit e reformimit në RTK, por krejt ky proces duket se është prishur me emërimin e Gërvallës si Drejtor i RTK-së.
E plotë:
Pesë organizatat më të mëdha ndërkombëtare për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve në Europë i janë drejtuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të shprehur shqetësimin e tyre të thellë për emërimin e aktivistit politik të VV-së Rilind Gërvalla në pozitën e drejtorit të televizionit në RTK.
Sipas organizatave, për aq kohë sa Gërvalla të jetë drejtor i televizionit, depolitizimi dhe reforma e nisur nga vetë VV-ja do të jetë e pamundur.
Letra përmend lëvdatat që të njëjtat organizata ia kanë bërë Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në nivel të Këshillit të Europës për progresin e arritur në depolitizimin dhe reformimin e RTK-së deri në momentin e emërimit të drejtorit të televizionit.