Kaosi në RTK: Bordi nuk cakton as sot Ushtrues Detyre për Drejtor
Bordi i RTK-së ka mbajtur mbledhje këtë të martë. Aty u propozua që Hysen Hundozi të bëhet Ushtrues Detyre i Drejtorit. Siç mëson Gazeta Nacionale, ai ka dështuar ta marrë këtë pozitë. Mbledhja ka përfunduar pa u caktuar askush ushtrues detyre.
RTK tashmë është pa Drejtor, pa zëvendësdrejtor e pa ushtrues detyre.
Ndërkohë, juristja e mediave si dhe monitoruesja e këtij procesi Flutura Kusari ka shkruar për mungesën e transparencës për këtë proces, duke treguar se si kjo mbledhje është mbajtur pa u njoftuar monitoruesit me kohë.
Postimi i Kusarit:
Sot bordi i RTK po e emerojka u.d drejtorin e RTK-së, një një takim që ka fillu në orën 16.15. Deri vonë e kom kontrollu ëebin e RTK-së dhe nuk ka pasë njoftim.
I pyeta edhe disa të tjerë dhe njëjtë nuk e kanë pa. Dikush më tha njoftimi është dalë, pasi ka fillu mbledhja por nuk arrita ta konfirmoj dhe nuk do të arrij ta konfirmoj sepse RTK është jotransparente.
Pra pyetja është, përse me kaq nguti dhe përse fshehtas monitoruesëve? Çfarë kanë për të fshehur anëtarët e mbetur të bordit të RTK-së?
Po e pres çfarë do të vendosin dhe pastaj e komentoj çështjen e votave.
Bordi duhet ta dijë që monitorimi i një institucioni nuk bëhet vetëm me prezencë fizike