Kandidatja për deputete e LDK-së liron pozitën e asamblistes në Podujevë, ia lëshon vendin një vajze me aftësi të kufizuara - NACIONALE

Kandidatja për deputete e LDK-së liron pozitën e asamblistes në Podujevë, ia lëshon vendin një vajze me aftësi të kufizuara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete e LDK-së, Arjeta Salihu-Abazi, ka liruar pozitën e asamblistes në Komunën e Podujevës.

Ajo ka bërë me dije se këtë veprim e ka ndërmarrë për të mos i duplikuar pozitat dhe për të qenë korrekte ndaj funksionit të asambleistes dhe e përgjegjshme ndaj degës së LDK-së në këtë qytet.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ndihet e lumtur që në vend të saj do të vije asamblstaje Qëndresa Haliti, e cila është një vajzë me aftësi të kufizuara.

Ju njoftoj se në seancën e mbajtur sot kam liruar pozitën e këshilltares në Komunën e Podujevës, pasi ditë më parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës jam nominuar kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Këtë vendim e kam marrë për të mos i duplikuar pozitat dhe për të qenë korrekte ndaj funksionit të asambleistes dhe e përgjegjshme ndaj garës në të cilën jam futur, përmes të cilës besoj fuqishëm se do të avancoj në përfaqësimin tuaj në Kuvendin e Kosovës. Falënderoj të gjithë votuesit e mi, kolegët dhe bashkëpunëtorët me të cilët, gjatë këtyre tri viteve, adresuam tema të ndryshme dhe ofruam mbështetje e zgjidhje aq sa kishim mundësi si opozitë”, ka shkruar ajo.

Salihu-Abazi ka vlerësuar lartë pasuesen e saj, duke thënë se ajo është një vajzë me vlera të larta.

Jam e lumtur që në funksionin tim në kuvend do të pasohem nga Qendresa, një vajzë e fortë, për të cilën jam thellësisht e bindur se do të vazhdojë t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Podujevës. Ajo, me forcë dhe dashuri, u ka bërë ballë sfidave të jetës, ndaj jam besimplotë që me të njëjtin përkushtim do t’i përfaqësojë ato vlera edhe në kuvend. Këtë ma premtoi edhe në takimin e ngrohtë që pata me të dje. Mbështetja ime do të jetë gjithmonë e pranishme për të dhe për të gjithë kolegët e tjerë, të cilëve ju dëshiroj suksese dhe punë të mbarë!”, ka shkruar Salihu-Abazi.

Lajme të ngjashme