Kandidatja e LDK-së për deputete: Kur rinia bashkohet, çdo sfidë kthehet në mundësi
Kandidatja e LDK-së për deputete, Mirlinda Krasniqi, është impresionuar nga tubimi i Forumit të Rinisë së LDK-së, i cili është mbajtur sonte në kuadër të fushatës “Turneu i Ndryshimit” në Prishtinë.
Ajo ka vlerësuar entuziazmin që është parë në këtë tubim.
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se bashkimi i rinisë mundëson tejkalimin e çdo sfide.
“Kur rinia bashkohet, çdo sfidë kthehet në mundësi”, ka shkruar Krasniqi.