Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, së bashku me gruan dhe vajzat shkon për të votuar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar në Prishtinë.
Abdixhiku ka shkuar për të votuar së bashku me gruan dhe vajzat
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Ftoj qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime që të vendosin për katër vitet e ardhshme..” – ka thënë ndër të tjera ai.