Kamberi: Derisa fliste Kurti 4 televizione serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit - NACIONALE

Kamberi: Derisa fliste Kurti 4 televizione serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka komentuar seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit.

Ai ka bërë me dije se RTS dhe tre televizione tjera serbe kanë ndërpre transmetimin e kësaj seance derisa fliste kryeministri Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në “X”, ai ka shkruar se kjo flet se çfarë shteti është Serbia.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë”, ka shkruar Kamberi.

Lajme të ngjashme