Kallëzimi penal ndaj Berishajt, reagon edhe AAK: E mbrojti kupola e shtetit - NACIONALE

Kallëzimi penal ndaj Berishajt, reagon edhe AAK: E mbrojti kupola e shtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar për kallëzimin penal që është ngritur ndaj Martin Berishajt, ambasador i Kosvoës në Kroaci.

Ai ka thënë për mediumin Aleanca Press se ambasadori Berishaj i ka vendosur hije të keqe Kosovës.

“Kallëzimi penal kundër ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, nuk është një kallëzim ordiner, por ai bëhët hic më pak se sa nga Agjencia Antikorrupsion. Skandalet financiare të tij janë përfolur muaj më parë, por kupolla e pushtetit e ka bërë ta pamundurën që ta mbrojë ambasadorin e vet”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se shkarkimi i tij është i pamjaftueshëm, ku sipas tij, llogari duhet të japin edhe mbrojtësit e tij.

“Shkarkimi i tij sot duket të jetë i pamjaftueshëm. Llogari duhet të japin edhe mbrojtësit e tij”, ka përfunduar Nitaj.

Lajme të ngjashme