Kajtazi për Xharrën: Kur mediat raportojnë për Qeverinë reagon, kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani - NACIONALE

Kajtazi për Xharrën: Kur mediat raportojnë për Qeverinë reagon, kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi, pas “lajmeve” të publikuara dje nga RTK, ka reaguar edhe kundrejt Jeta Xharrës, të cilën ai tha se merr fonde nga Bashkimi Evropian ende nuk e verifikoi “lajmin” e RTK-së që i lidhë mediat në Kosovë me Radojçiqin, se a është i vërtetë apo fallco.

Kajtazi tha per Xharrën se kur mediat e Kosovës raportojnë për skandalet e Qeverisë ajo i raporton si lajme të rrejshme, ndërsa kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani.

“Jeta Xharra qe merr fonde nga Bashkimi Evropian ende nuk e verifikoi "lajmin" e RTK-se qe i lidhe mediat ne Kosove me Radojçiqin, a eshte fejk apo i vertete..Kur mediat e Kosoves raportojne per skandalet e Qeverise ajo i raporton lajmet si te rrejshme, ndersa kur pushteti sulmon mediat nuk i nihet zani”, shkruan Kajtazi.

Lajme të ngjashme