Kajtazi ironizon: S’jam i kënaqur me sondazhin, kam qejf VV-ja t’i fitojë 60 për qind
Vehbi Kajtazi, analist në Rubikon, ka komentuar rezultatet e sondazhit të fundit të publikuar në medie. Në këtë sondazh, të realizuar nga Ubo Consulting, VV-ja renditet e para me 49.5 për qind.
Kajtazi ka ironizuar duke thënë se nuk është i kënaqur me sondazhin e fundit.
Ai ka shkruar se ka qejf që VV-ja t’i “fitojë 60 për qind.
“Nuk jam i kenaqun me sondazhin e fundit i cili Vetevendosjen e nxjerr 49 %.
Une kam qejf qe kjo parti t'i fitoje 60 % ne menyre qe Kosoven ta shkaterroje perfundinisht.
Ky popull nuk meriton tjeter, pos skamje, nenshtrim dhe diktature.” – ka shkruar Kajtazi.