Kadrijaj: Zvarritja e zgjedhjes së presidentit, lojë e VV-së për kapjen e shtetit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër VV-në për çështjen e presidentes.
Ajo ka bërë me dije se kjo parti e zvarriti procesin e zgjedhjes se presidentit me qëllim që ta kap këtë institucion.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka vlerësuar se takimet e Kurtit me opozitën nuk kishin qëllime të mira.
“Domethënë ka qenë kjo lojë me pasë zvarritje të prezantimit të një kandidati ose kërkesat që kanë qenë e partive të tjera që të kemi një kandidat konsensual për votim dhe mospranim edhe ato ftesa që u bënë njëanshëm, qoftë me Bedri Hamzën, apo me Abdixhikun pa ditë ose pa pasë një emër të përcaktuar se për kënd po diskutohet dhe kush do të jetë një kandidat konsensual, kanë qenë krejt formale, kanë qenë formale, s’ka dashtë me bë zgjedhje, qëllimi është që me e marrë të gjithë pushtetin”, ka deklaruar Kadrijaj.