Kadrijaj: Jo, nuk marrim pjesë në një Qeveri ose takim ku është VV-ja - NACIONALE

Kadrijaj: Jo, nuk marrim pjesë në një Qeveri ose takim ku është VV-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka rikonfirmuar qëndrimin e kësaj partie se nuk ulët në një tavolinë ku është Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se kjo parti nuk merr pjesë në një qeveri ku është edhe VV-ja.

Sipas saj, Kosovës i duhet një qeveria e opozitës.

“Nuk po shohim ndonjë zgjidhje, por jemi për Qeverinë e opozitës”, ka thënë ajo për FrontOnline, duke mohuar cdo bashkëpunim me VV-në.

“Jo, nuk do të merrnim pjesë në një Qeveri ose takim, ku prezente është VV.”, është shprehur Kadrijaj.

Lajme të ngjashme