Kadrijaj: Është në dorën e policisë që të zbardhet kërcënimi
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas njoftimit të policisë për një alarm sulmi në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të zbardh rastin.
“Është në dorën e policisë me zbulu rastin edhe nga ka ardhur ajo telefonatë. Sepse nëse angazhohen, do të gjejnë se kush ka bërë këtë informatë,” ka thënë Kadrijaj.