Kadri Veselit i ndahet titulli “Mik i ShBA-ve”, nga një qytetar - NACIONALE

Kadri Veselit i ndahet titulli “Mik i ShBA-ve”, nga një qytetar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agim Rexhepi i shoqatës “Miqtë e Amerikës” përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur, se vet ai pa asnjë interferencë e ka ndërrmarrë këtë veprim, që të ja ndajë titullin “Mik i ShBA-ve”, ish kryeparlamentarit i cili po gjykohet në Hagë, z. Kadri Veselit.

Sipas Rexhepit ky titull do të ndahet edhe për shumë persona të tjerë, e që si kusht ka respektin ndaj aleatit tonë tradicional e sponzorizuesit të pavarësisë së Kosovës, pra ShBA-ve.

Postimi i plotë i Rexhepit:

Kadri Veselit I ndahët titulli

MIK I SHBA - FRIEND OF THE USA

Ky titull në të ardhmen do tu ndahet shumë personaliteteve/individve...

E di që shumë kush nga vendorët e Ndërkombëtarët do të ma marrin për të keq këtë veprim, por edhe shum kush do ta pranoj si veprim shumë të qëlluar njerëzor e politik.

Këtë veprim e kam marrë në emrin tim, pa asnjë lloj interference.

Ata që më përcjellin në Facebook e më kanë përcjellë gjatë deklaratave publike në mediume të shkruara e elektronike e kan vrejtë që unë shpesh herë kam deklaru që z. Veseli asnjëherë nuk është hamend (dhe për përkrahjen e dhënë, asnjëherë nuk ka kërku kundër veprim), kur i kam kërku përkrahje për aktivitetet e organizuara me karakter PRO Amerikan.

DEKLAROJ

Ky është e do jetë obligim i imi moral ndaj të gjithë atyre që më kanë përkrahë, më përkrahin e do të më përkrahin në të ardhmen, pavarësisht përkatësis nacionale, politike, fetare, gjinore...

Ata që e respektojnë aleatin tonë tradicional e sponzorizuesin e shtetësisë së Kosovës-SHBA-në janë miqtë e mi andaj do I respektoj edhe do u ndaj Mirënjohje e tituj...

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti e bekoftë SHBA!

Lajme të ngjashme