"Ka filluar të krijoj dhimbje"; "po e arsyeton korrupsionin", LDK i kundërpërgjigjet ashpër Muratit - NACIONALE

"Ka filluar të krijoj dhimbje"; "po e arsyeton korrupsionin", LDK i kundërpërgjigjet ashpër Muratit

2 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Duke shfrytëzuar peizazhin e ndërlikuar të të dhënave statistikore, interpretimet e treguesve ekonomikë me logjikën groteske të relativizimit të numrave në kohë dhe hapësirë janë kthyer në një praktikë pothuajse të zakonshëm të pushtetit. Në kontekst të ballafaqimit me numrat e botës së çudirave, papritmas “dredhjet” e “përdredhjet” janë shndërruar në termat më të përdorur të opozitës në reagimet ndaj pretendimeve të pushtetit për zhvillim ekonomik.

Së fundi, ministri i Financave Hekuran Murati hodhi kritika të ashpra ndaj Lidhjes Demokratike, duke i cilësuar akuzat e tyre si "definicioni i propagandës". Kjo erdhi si 'hakmarrje' ndaj akuzave të bëra nga Lumir Abdixhiku, kreu i LDK-së, në një video të titulluar "Fakte para propagandës", në të cilën partia në pushtet akuzohet për "propagandë në çdo deklarim".

Në kontekst të kesaj, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, përmes një reagimi në Facebook, akuzoi ministrin e Financave, Hekuran Murati, se po tenton të fshehë “krimin dhe korrupsionin” në lidhje me akuzat e tij se “LDK-ja po bënë propagandë në numra.”

Ndaj postimit të Muratit reagoi edhe Berat Rukiqi i LDK-së, duke shkruar se "çmontimi i propagandës dhe zbulimi i rrenës së madhe ka filluar të krijoj dhimbje."

“Çmontimi i propagandës dhe zbulimi i rrenes së madhe, ka filluar të krijoj dhimbje. Nuk kanë faj. Kanë menduar që propaganda i mban në pushtet perjetësisht. Faktet dhe numrat janë kokëfortë. Nuk janë numrat tonë. Janë numrat e juaj. Ministër, hyn ne ëebfaqen e Ministrisë që e (keq)menaxhon dhe e gjen të vërteten. Të vërteten që është “ilaç” për propagandën e juaj.” – ka shkruar Rukiqi.

Ndërsa deputetja e kësaj partie, Doarsa Kica – Xhelili, ka kërkuar përgjigje nga Murati për bisedën me Milan Radojiçiqit.

“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Ministër Murati. E gjuha jote se ç’është zënë ngërq te LDK-ja. Por meqë paske përmbledhur verzion të ri të propagandës 2.0 tani që 1.0-shin ua çmontuam, a po na përgjigjesh çka ju desh të flisni me Radojçiçin, pronat e të cilit sot lavdëroheni që janë konfiskuar?”.

Ajo ka kërkuar përgjigje edhe për suspendimin e policëve që kërkuan t’i konfiskohet telefoni “njeriut të VV-së në KEK”.

“Pastaj, përgjigju çka ju desh t’i suspendoni policët, që kërkuan t’i konfiskohet telefoni njeriut tuaj në KEK? Pastaj përgjigju pse gënjen kur thua që nuk ta votuam Byronë?”.

Lajme të ngjashme