Juristja e mediave Kusari: Gazetarja e Nacionales u pengua duke e kryer punën e saj - NACIONALE

Juristja e mediave Kusari: Gazetarja e Nacionales u pengua duke e kryer punën e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj ekipit të Nacionales nga roja e objektit të Spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”.

Kusari ka thënë se gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani është intimiduar rëndë nga punëtori i spitalit në Gjakovë.

Dje gazetarja Gentiana Hasani e Nacionales eshte intimidu rende nga punetori i spitalit ne Gjakove. Arsyeja: se ajo ka qene duke e kryer punen si gazetare. Personi qenka arrestu dhe SHKUK-ja doli me reagim ne favor te Gentianes. Bravo SHSKUK. Gentiana eshte gazetare per te cilen kam respekt.” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se i dyshuari për sulm fizik është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Për këtë rast ka reguar edhe SHSKUK-ja duke premtuar se do të merren me rastin.

Në anën tjetër, Spitali i Gjakovës ka bërë një komunikatë skandaloze për sulmin fizik.

Lajme të ngjashme