“Jugonostalgjikët e Kurtit”, gazetari flet për interpretimet positive të nënkryetares së VV-së për Jugosllavinë
Gazetari Mirlind Behluli, ka komentuar përmes një video të publikuar interpretimet “jugonostalgjike” të numrit 3 në LVV, nënkryetares së partisë, Mrika Limani.
Në librin “Jugosllavia nga një perspektivë historike” të botuar në vitin 2017 nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Limani-Myrtaj ka kontribuar me një kapitull të titulluar “Kosova në Jugosllavi, kundër statusit kolonial”, në të cilën ka shkruar ca interpretime.
Gazetari tregon se Limani, aty ka lavdëruar zhvillimin ekonomik e arritjet kulturore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, duke mbrojtur figurat e kontestuara si Fadil Hoxha e Sinan Hasani, ndërsa politikat e Josip Titos, ish-diktatorit jugosllav, në libër i ka cilësuar si “ndikime liberale”, ndonëse Titoja mbahet përgjegjës për mbi 1 milionë të vrarë në ish-Jugosllavi.
"Qysh është e mundur që personi numër 3 në VV, të jetë jugonostaligjike, ndërsa ta ketë për kryetar Albin Kurtin, një dishepull të Adem Demaçit,"- pyet gazetari.
Në videon bashkangjitur, gjeni më shumë detaje në lidhje interpretimet e Limanit.
