“Ju çuam tinëz se s’kishit shku në komuna”: logjika lluks i madh për deputetin e Vetëvendosjes - NACIONALE

“Ju çuam tinëz se s’kishit shku në komuna”: logjika lluks i madh për deputetin e Vetëvendosjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E kishin futur në veturë dhe e kishin dërguar pa i treguar se ku po e çojnë. Kështu pati treguar për Nacionalen të shtunën e kaluar, kryetari legal i Zveçanit nga rradhët e PDK-së, Ilir Peci duke treguar për hyrjen e tij në Komunën e Zveçanit, të shoqëruar me një aparaturë të tërë policore. Për këtë do të deklarohej edhe Memli Krasniqi në seancën e sotme, ku Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ia përmendi këtë gjë.

Por, një deputet i Vetëvendosjes, i cili rëndom nuk mund të artikulojë një mendim të tij, dhe Facebook-u i tij është një platformë citatesh dhe brohoritjesh e fjalëve të thëna të Albin Kurtit, kësaj here morri një iniciativë (të themi tentim) të tillë. Është fjala për një deputet të quajtur Adnan Rrustemi. Ky i fundit provoi të “godasë” kreun e PDK-së Memli Krasniqin.

Memli tha në seancë ‘na keni çuar në komuna pa na treguar’. Kjo i bie që ju kemi çuar tinëz, përndryshe po t’u tregonim, nuk do të shkonit”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme