Joseph: Vuçiq mund të jetë i ligë dhe Kurti i papërgjegjshëm - NACIONALE

Joseph: Vuçiq mund të jetë i ligë dhe Kurti i papërgjegjshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas reagimit të vetë Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në lidhje me hyrjen me forcë në objektet komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan nga autoritetet e Kosovës – pavarësisht këshillës dhe kërkesës së QUINT’it – në debat është përfshirë edhe profesori amerikan dhe eksperti Edward Joseph.

Çështja është se dy gjëra mund të jenë të vërteta”, shkroi Joseph në një seri cicërimash në Twitter. “Vuçiq mund të jetë i ligë dhe Kurti i papëgjegjshëm”.

Megjithatë, Joseph, nuk qëndroi pa kritikuar edhe vetë ShBA’në, për çka tha se qëndrimi “i pa balancuar” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës “nuk është më i qëndrueshëm”.

Në nxitimin për të dënuar dënimin e ShBA’së që ia bëri veprimit të Kosovës në veri, një pyetje po anashkalohet: çka nëse dikush – serb ose shqiptar – vritet? Mua më kujtohet mirë më 2011, kur veprimet e pakoordinuara të Prishtinës në veri lanë një oficer të policisë speciale të vrarë”, shkroi Joseph.

Rezultati: a. Tragjedi për familjen e oficerit të vrarë nga vrasësi serb. b. Atmosferë e ngarkuar; raprezalje të ndaluara nga ish-Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi. Muaj të barrikadave serbe dhe më shumë dhunë nga serbët, dhe plagosje e ushtarëve të KFOR’it”.

Joseph, i shtroi një kundërpyetje deklarimit të Anthony Blinken se veprimi i djeshëm i qeverisë kosovare “do të ketë pasoja në marrëdhëniet ShBA-Kosovë”.

Cilat janë pasojat për marrëdhënien e Serbisë me Rusinë? Vulini dhe Dodiku në Moskë simbolizojnë politikën e Vuçiqit tepër më të të dëmshme se sa manovrat e Kurtit”, shkroi Joseph.

Lajme të ngjashme