Joseph: Është koha të vihet në tavolinë një vizitë në Zyrën Ovale për Osmanin
Edward Joseph, profesor i njohur amerikan, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar telefonatën në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me James O’Brien, ndihmëssekretear i ShBA-së.
Sipas Joseph, kjo telefonatë përçoi një sinjal të fuqishëm të bashkërendimit mes ShBA-së dhe Kosovës.
Tutje, ai ka dhënë edhe një ide.
“Pas telefonatës së tyre, O'Brien dhe Osmani përçuan sinjal të fuqishëm të bashkërendimit ShBA - Kosovë për çështje kyçe. Në një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhënie, është koha të vihet në tavolinë një vizitë në Zyrën Ovale për presidenten Osmani” – shkroi ai.
Following their call, O'Brien and Osmani each send strong signal of US-Kosovo alignment on key issues. At a pivotal moment in the relationship, it's time to put an Oval Office visit for President Osmani on the table. @POTUS #Kosovo https://t.co/DNGrv6QLoq
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 1, 2024