"Jo se s'kishte kuorum, por shumica s'i pati deputetët": Dështon sërish seanca e Kuvendit të Kosovës - NACIONALE

"Jo se s'kishte kuorum, por shumica s'i pati deputetët": Dështon sërish seanca e Kuvendit të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, ani se u shty fillimisht për në orën 12:30.

"Ekonomia Online" raporton se kryetari Glauk Konjufca ka paralajmëruar se do të bëhet e ditur se kur do të mbahet seanca tjetër.

“Prapë nuk ekziston mundësia për të vazhduar, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër.” – ka thënë ai.

Ndërkaq, pamje nga Kuvendi ka shpërndarë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila tha se pati kuorum, por shumica nuk i kishin deputetët sa i duheshin.

“Seanca rifilloi në 12:30. Prap njësoj. U shtye, jo sepse nuk kishte kuorum, por sepse shumica nuk i kishin aq deputet sa i duheshin. Sërish, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë, më herët kryeparlamentari Konjufca u duk mjaft i nervozuar me mungesën e mazhorancës në Kuvend, duke deklaruar madje se “kjo ligjeslaturë s’e meriton të vazhdojë”.

“Qysh po e shoh këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu...” – u shpreh z. Konjufca sot, duke nxitur edhe duartrokitje nga partitë opozitare.

Lajme të ngjashme