“JO, JO, JO”: Qorrolli i VV-së “harron” pretendimet që ia rrëzoi Kushtetuesja, merret me “nulitetin” e dekretit të presidentes - NACIONALE

“JO, JO, JO”: Qorrolli i VV-së “harron” pretendimet që ia rrëzoi Kushtetuesja, merret me “nulitetin” e dekretit të presidentes

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Vigan Qorri, ka harruar pretendimet e partisë së tij që ia ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit.

Duke anashkaluar pretendimet e VV-së së kanë në dispozicion 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit dhe se deputetët janë të obliguar të qëndrojnë në sallë, të cilat janë rrëzuar nga Kushtetuesja, Qorrolli është marrë vetëm me dekretin e presidentes Osmani.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur nul dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese e vendosi çështjen në thelbin e saj juridik: dekreti i presidentes në ikje nuk prodhoi asnjë efekt juridik. Në terminologjinë e së drejtës, kjo do të thotë se ai ishte nul. Në jurisprudencë, nuliteti është forma më e rëndë e pavlefshmërisë juridike. Ai zbatohet vetëm kur një akt është në kundërshtim të thellë me Kushtetutën, me ligjshmërinë dhe me parimet themelore të rendit juridik. Një akt i tillë trajtohet sikur nuk ka ekzistuar kurrë juridikisht. Prandaj pyetja është e thjeshtë: A mund të ekzistojë diku në botë një akt juridik me pasoja potencialisht kushtetuese që në fund rezulton se nuk prodhon asnjë efekt juridik? Përgjigjja është po aq e qartë: JO, JO, JO!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme