“Jo autonomi” – Bislimi pyetet për Asociacionin në Komitetin e Parlamentit Evropian - NACIONALE

“Jo autonomi” – Bislimi pyetet për Asociacionin në Komitetin e Parlamentit Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është pyetur lidhur me Asociacionin më mbledhjen e Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ai ka thënë se marrëveshja e Brukselit e kërkon një mekanizëm që funksionon si institucion joqeveritar, e jo si autonomi për serbët.

“Marrëveshjet e kaluara që kanë të bëjnë me Brukselin si dhe plani i Ahtisaarit, nuk bëjnë thirrje për autonomi. Marrëveshjet e kërkojnë një mekanizëm që do të kërkoj koordinimin e komunave me shumicë serbe në formën e Asociacioni. Një institucion joqeveritar, e jo si autonomi territoriale në asnjë pjesë të vendeve, qoftë komunat në veri apo jug. Rreth 60% e pakicave jetojnë në komunat e jugut të Kosovës. Pjesa tjetër jeton në katër komunat në veri”, tha Bislimi në Bruksel, transmeton Nacionale.

Bislimi ka përsëritur qëndrimin për shuarjen e strukturave paralele në pjesën veriore.

“Nëse Serbia thotë se nuk do ta bllokojë rrugën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pse shtetet mos-njohëse do ta bënin këtë. Ne llogarisim dhe na nevojitet mbështetja e parlamentarëve të BE-së”, deklaroi Bislimi.

Lajme të ngjashme