Jep dorëheqje profesori i UP-së që dyshohet se kërcënoi studentët - NACIONALE

Jep dorëheqje profesori i UP-së që dyshohet se kërcënoi studentët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i Fakultetit Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bekim Bejta, ka dhënë dorëheqje nga pozita e profesorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet profesori Bejta, i cili përmes një letre e ka njoftuar senatin e universitetit për veprimin e tij.

“Unë, Bekim Bejta, profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinës. Domethënë unë po e braktisi (lë, lëshoj) këtë vend pune”, ka shkruar ai në letrën që ia ka dërgua senatit.

Para disa muajve, Senati i Universitetit të Prishtinës kishte marr vendim për ta suspenduar procesi mësimor profesorin Bekim Bejta, i cili dyshohet për kërcënime, shantazh e dhunë psikologjike ndaj studentëve.

Këshilli Studentor në Fakultetin e Filologjisë, në një reagim kishte thënë se ai pritet të përjashtohet së shpejti nga UP-ja.

“Profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta, është përjashtuar nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës. Pas reagimit të Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet, Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet te perjashtohet perfundimishte se shpejti.” – thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme