Jep dorëheqje kryetari i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut - NACIONALE

Jep dorëheqje kryetari i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Slavisa Bisevac ka dhënë dorëheqje sot, raporton mediumi serb, “Kosovo-Online”.

Kjo thuhet të jetë konfirmuar nga kryetari i iniciativës “Zubin Potok”, Milija Bisevac.

“Ai ka dhënë dorëheqje për shkak se autoritet në Prishtinë po planifikonin që të mbajnë një seancë ky kryetari i ri do të merrte pozitën, pra do të jepte betimin. Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë për shkak se ne bevojmë që ai është absolutisht jolegjitim dhe nuk është zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne nuk duam të organizojmë një asamble të tillë, dhe t’i lejojmë që të marrin pushtetin në këtë mënyrë.” – citohet të ketë thënë ai.

Vlen të theksohet se zgjedhjet e mbajtura në veri të vendit më 23 prill, janë fituar nga Izmir Zeqiri në Zubin Potok, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky kandidat mori 196 vota, apo 52 për qind, ndërsa 47.7 për qind, apo 180 vota, i ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Flatron Hasani.

Lajme të ngjashme