Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve - NACIONALE

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri, ka dhënë dorëheqje.

Krejt kjo pas raportimit nga Betimi për Drejtësi se i njëjti ka ofruar ndihmë juridike pa e pasur licensën e avokatit.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve nëpërmjet një komunikate për media.

“Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij. Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor”, thuhet në komunikatë.

Betimi për Drejtësi ka raportuar të shtunën se Curri ofronte ndihmë juridike pa e pasur licensën e avokatit, madje edhe në orarin e tij të punës.

Emisionin mund ta gjeni KËTU

Lajme të ngjashme