“Jemi të sigurt”, gazetari Rexha: Pas 3 orë ngujimi, arritëm të largohemi nga Zveçani
Xhemajl Rexha, gazetar dhe kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka postuar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar gjendjen e gazetarëve në Zveçan.
Ai ka shkruar se pas 3 orë ngujimi, tash janë larguar nga Zveçani dhe se gazëtarët janë të sigurt.
“Pas 3 orësh njugim afër ndërtesës së komunës, me gjuatje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë.” – shkroi ai.