Java e Albinit dhe Glaukut - ngjarjet kryesore që karakterizuan javën - NACIONALE

Java e Albinit dhe Glaukut - ngjarjet kryesore që karakterizuan javën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetemë e javës që po e lëmë pas ishte takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të enjtën më 14 shtator në Bruksel. Ky takim ka nxitur një debat të jashtëzakonshëm dhe gjendje politike pasi nuk pati marrëveshje mes palëve. Gjithashtu temë tjetër e rëndësishme gjatë javës që po përfundon, ishin edhe deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Çka ndodhi?

Takimi Kurti-Vuçiq

Të enjtën më 14 shtator, kryeministri Kurti u takua në Bruksel me presidentin Vuçiq në një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Pas më shumë se dy orë që zgjati takimi, palët nuk arritën të gjejnë ndonjë zgjidhje dhe pas pëfundimit të takimit palët përfshirë edhe Bashkimin Evropian, dolën më deklarata.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në këtë takim është kushtëzuar Kosova. Ai ka thënë se nuk ka pranuar që të ketë kushtëzime.

Në këtë takim unë kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit, dhe ankesit të zbatimit të Ohrit të 18 marsit. Këtë propozim, këtë sekuencë për hapat për ta zbatuar marrëveshjen bazike, unë do t’ua shpërndaj në fund të kësaj konference për media. Pala tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim, dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis, pasi s’mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë, dhe kushtëzimit të vjetër.” – ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka deklaruar se vetëm ai ka dorëzuar një propozim ndërsa propozime nuk ka pasur as BE-ja e as Serbia.

Tutje, ai ka kritikuar edhe ndërmjetësuesin apo të dërguarin evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Në anën tjetër, presidenti serb, ka thënë se nuk ka pasur kompromis pasi Kurti ka refuzuar që të fillojë më formimin e Asociacionit.

Ndërkohë, BE-ja ka kritikuar Kurtin dhe ka publikuar propozimin e tyre që i është prezantuar palëve gjatë takimit.

Sot kam provuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq që të gjejnë zgjidhje bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi goxha të gjatë, kryeministri Kurti nuk ishte gati që të ecte përpara... Ai insistonte që të formalizohej njohja de fakt të saj. Presidenti serb e pranoi këtë propozim. Ai erdhi me propozimin e tij, por në fund e pranoi propozimin tonë,” – ka thënë kryediplomati i BE-së, Josep Borell.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit është shprehur “i zhgënjyer” që nuk ka pasur përparim në bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiq.

Ky takim në Kosova ka nxitur debat të paparë. Partitë opozitare e kanë kritikuar ashpër Kurtin ndërsa vartësit e pushtetin i kanë dalur në mbrojtje.

Duhet të kujtojmë se janë paralajmëruar masa tjera ndaj Kosovës nëse nuk merr hapa drejt normalizimit të marrëdhënive dhe zbatimin e Marrëveshjes.

Deklarata e Konjufcës

Një debat tjetër në vend e kanë nxitur deklaratat e numrit dy në Vetëvendosje – Glaujk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka komentuar takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ai ka thënë se krijimi i Asociacionit pa kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes de fakto do të ishte marrëveshje e mirë për Kosovën.

Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mire.” – ka thënë ai.

Ai ka treguar se më këtë gjë është pajtuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Lajme të ngjashme