“Dështak; bravo": Opozita e kritikon Kurtin pas konferencës në Bruksel, VV-ja e lavdëron - NACIONALE

“Dështak; bravo": Opozita e kritikon Kurtin pas konferencës në Bruksel, VV-ja e lavdëron

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për medie pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadëe të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kurti foli gjatë, duke potencuar se nuk e pranoi kushtëzimin për Asociacionin. Paraqitja mediale e Kurtit i ka dyzuar reagimet, me VV-në që krenohet me shefin e tyre dhe me opozitën e analistët opozitarë që e kritikojnë Kurtin.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, u shprehi ngushëllime opozitës e disa analistëve për mospranimin e kushtëzimit për Asociacionin nga ana e Kurtit.

Albin Kurti s’pranon kushtëzim me Asociacion.

Opozitës dhe disa analistëve ngushëllime”, ka shkruar Bajqinovci.

Edhe më interesant ishte reagimi i zëdhënësit të VV-së, Arlind Manxhuka. Ky zyrtar i lartë i VV-së shkroi veç një emër e mbiemër të përveçëm në profilin e tij në Facebook. Ai shkroi Albin Kurti dhe një pikë në fund. Pra e shprehu përkrahjen e pakushtëzuar ndaj Kurtit, duke e vendosur një pikë (.) në fund të emrit e mbiemrit të Kurtit, të cilin e ka edhe shef partiak.

“Albin Kurti.” – shkroi ai.

Ndërsa deputetja tjetër e VV-së, Arjeta Fejza, i dha jehonë qendrimit të Kurtit. Në faqen e saj në Facebook, Fejza shkroi se Kosova nuk e ka pranuar kushtëzimin për Asociacionin.

Nuk ka marrëveshje me kushtëzime!
Nuk pranohet kushtëzimi me Asociacion
!” – ka shruar ajo.

Opozita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas takimit të mbajtur sot në Bruksel.

Krasniqi ka kritikuar Kurtin për degradimin e pozitës së Kosovës me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

Ai ka thënë se kryeministri kosovar po bën hapa prapa pasi është penduar për Marrëveshjen e dëmshmë.

Atë që ia kemi thënë shumë herë Kryeministrit Kurti, ai tek sot e paska kuptuar. Me 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër, Kryeministri Kurti ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks të zbatimit të saj, përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë, ndërsa ka vendosur asociacionin dhe autominë politike për serbët në qendër të dialogut.

Në këtë situatë - të qëndrimit refuzues si pasojë e pranimit paraprak, Kryeministri Kurti e ka futur veten vet. Askush nuk e ka detyruar të pranoj marrëveshjen dhe aneksin e saj të zbatimit, nëse ka qenë i bindur se ato janë të dëmshme”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai thirrjet e Kurtit kundër "Bashkësisë Ndërkombëtare" i ka vlerësuar si çmenduri.

“Thirrjet populiste për t'u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euro-atlantik janë çmenduri e llojit të vet”, ka shkruar ai.

Një qëndrim të tillë e ka pasur edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku ka thënë se Kurti në Ohër e ka pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në qendër të asaj marrëveshje ka qenë asociacionin.

Ajo ka akuzuar kryeministrin Kurti për arrogancë.

Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Ëashington. E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel. Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, ka shkruar Çitaku.

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka komentuar poashtu takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Azemi ka thënë se Kurti vazhdimisht po është e më i dobët në procesin e dialogut.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri Kurti po i pranon marrëveshjet që dikur i ka kundërshtuar.

Anëtari i LDK-së, ka thënë se shefi i ekzekutivit u kthye nga takimi si dështak.

Ndërkohë që mbi Kosovën rëndojnë sanksionet që janë derivat i veprime të matura e të pakoordinuara të tij. Kurti edhe sot u kthye nga Brukseli si dështak. Kosova me Kurtin në krye të dialogut s'po fiton asgjë në këtë proces. Fjalimet e gjata e të thata të tij, përveç duartrokitjeve të militantëve nuk sjellin asgjë të vlefshme. Qasja e tij vetëm po e stërkeq të ardhmen e vendit”, ka shkruar ai.


Lajme të ngjashme