JAVA: 100 euro, DASH, sulmet ndaj policëve, raporti i ekspertizës për rastin Dehari, paga minimale - NACIONALE

JAVA: 100 euro, DASH, sulmet ndaj policëve, raporti i ekspertizës për rastin Dehari, paga minimale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Javën që po e lëmë pas, nuk ishte edhe krejt pa zhvillime. Ajo u përshkua me ngjarje dramatike të cilat do t’i tregojmë në këtë shkrim.

100 euro

Të hënën e kësaj jave nuk ndodhi diçka që mund të zë një vend në përmbledhjen e javës, por e dita e marte 12 prill 2022, filloi me lajme të mira për qytetarët, por jo për të gjithë.

Në një konferencë për media, kryeministrit Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, njoftuan anëtarët e popullit se do të dhurojnë nga 100 euro shtesë për muajin prill për të gjitha kategoritë, vetëm për të papunësuarit jo.

Kryeministrit Kurti tha se janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

E shtesa prej 100 euro nuk u prit mirë nga partitë opozitare. Partia Demokratike e Kosovës [PDK], Lidhja Demokratike e Kosoves [LDK], Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], e parita opozitare jo parlamentare PSD, e kundërshtuan masën, duke thënë se është e padrejtë dhe nuk përfshinë të gjithë qytetarët, po ashtu ajo u pa edhe si lëmosh e ‘vitra’ prej komentuesve në rrejtet sociale.

DASH

Departamenti i Shtetit amerikan, ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen në sektorë të ndryshëm në Kosovë përfshirë luftimin e korrupsionit, lirisë së shprehjes e punën e gjyqësorit.

Sipas këtij raporti është bërë shumë pak sa i përket luftimit të korrupsionit dhe është kufizuar liria e shprehjes, pasi që gazetarët janë intervistuar nga policia dhe janë kërcënuar nga partia në pushtet.

Po ashtu, çështja e tokave të Manastrit të Deçanit është ripërsëritur si dështim. Aty theksohet edhe për mungesën e mbikëqyrjes efektive të gjyqësorit.

Çështja e shkarkimit të Valdete Dakës nga posti në KQZ nga ana e presidentes Vjosa Osmani është cilësuar si i motivuar politikisht.

Sulmet ndaj policisë në Veri

Katër sulme brenda pak ditësh kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës në veri.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se sulmi ndodhi derisa po bëhej ndërrimi i pikave kufitare. Edhe të shtunën policia u sulmua përsëri. Pas sulmeve reagoi edhe Bashkimi Evropian [BE] të cilët dënuan sulmet dhe kërkuan të ruhet qetësia, e gatishmëri shprehi KFOR nëse iu kërkohet.

E, Xhelal Sveçla dje ka vizituar pikat kufitare në veri të Kosovës, pas sulmit të radhës nga persona të panjohur mbi Policinë e Kosovës.

Mos të harrojmë që Sveçla e ofendoi rëndë një gazetare e cila e pyeti për punësimin e motrës së tij në Ministrinë e Bujqësisë.

Politika e Jashtme

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave diskutoi më në fund për politikën e Jashtme të vendit, se ku është, çfarë po punohet e të tjera.

Kuvendi vloi me kundërshtime. Qeveria u përplas me opozitën, të cilët, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla po e akuzojnë për mungesë të efikasitetit në punë.

Në Kuvend foli edhe kryeministrit Kurti i cili përmendi disa të arritura të MPJ-së, duke thënë se gjendja nuk është më e renduar siç ka qenë më parë, e ndër të tjera, ai theksoi edhe disa reforma në këtë fushë, si ambasadorët e ri, reforma në MPJ, takime të reja e të tjera.

Kurti shtoi se Kosova sivjet do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe në Këshillin e Evropës.

Për këtë proces, Ministra e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës është në fazën e përparuar të përgatitjes dhe do të bashkërendohet ngushtë me Kuvendin dhe me shoqërinë civile”, tha Kurti.

Raporti i Institutit të Zvicrës për Astrit Deharin

Vrasja ose vetëvrasja e Astrit Deharit ka qenë një ndër temat më të ndjeshme në opinionin publik gjatë pesë viteve të fundit ndërsa javën që po e lëmë pas u publikua ekspertiza shtesë e Institutit zviceran.

Sipas Prokurorisë Speciale thuhet:

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton: Analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveç të atij, Astrit Dehari. Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë e kafeinës dhe mos prani të etanolit.”

Ky raport u kundërshtuar nga familja Dehari si dhe avokati i kësaj familjeje, Tomë Gashi. Po ashtu edhe anëtarë të pushtetit reaguan ashpër ndaj Prokurorisë Speciale.

Paga minimale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen me nr.69 ka miratuar Projektligjin për Pagën Minimale.

Rritja e pagës minimale ishte tema më e përfolur kohëve të fundit, Qeveria vendosi që atë ta bëjë 264 euro bruto e 250 neto nga 170 sa ishte.

Sindikatat e Pavaruara e refuzuan një pagë mimale 250. Refuzimit të saj i dolën në krah edhe partitë opozitare të cilat kërkuan që paga të bëhet 300 e më shumë.

Gjithashtu edhe Dick Marty ishte një prej temave e emrave që u folë gjatë kësaj jave.

Dick Marty tash së fundi, ka akuzuar shërbimet sekrete të Serbisë se po tentonin ta vrisnin për t’i lënë fajin kosovarëve. Dekalarat e tij bëri bujë, mirëpo në Kosovë nuk reaguan të gjithë krerët e shtetit. Kryeministrit Kurti reagoi vetëm pasi u pyet nga gazetarët ndërsa Osmani e Konjufca nuk kanë thënë ndonjë fjalë deri më tani.

Lajme të ngjashme