"Janë jashtë vendit", arsyetimi qesharak i Presidencës për mungesën e mbasadorëve të QUINT-it - NACIONALE

"Janë jashtë vendit", arsyetimi qesharak i Presidencës për mungesën e mbasadorëve të QUINT-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëdhëniet mes liderëve shtetërore dhe aleatëve më të mëdhenj të Kosovës vazhdojnë të jenë të acaruara. Kjo së fundi i kuptua kur ambasadorët e QUINT-it bojkotuan ceremoninë shtetërore për nder të përvjetorit të 24-të të çlirimit të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, ka raportuar edhe “Paparaci”, e cila duke u thirur në burimet e saj, shkruajti se ky bojkotim vjen si masë “ndëshkuese” ndaj Kosovës për shkak të mosdëgjimit ndaj ShBA-ve dhe aleatëve të tjerë rreth situatës në veri të Kosovës.

Për t'u sqaruar në lidhje me këtë çështje, kabineti i presidente Vjosa Osmani ka përgjigjur për "Paparacin" duke deklaruar se diplomatët perëndimorë nuk ndodhen aktualisht në Kosovë, por jashtë vendit.

Kjo përgjigje, megjithatë, po paraqitet të pavërtetë pasi presidente Osmani kishte zhvilluar takime me dy ambasadorë të QUINT-it.

Lajme të ngjashme