“Jam plakë, jam ligë”: Petrovci përlotet derisa flet për një dëshmor të UÇK-së
Aktori Enver Petrovci ka folur sërish për punën e ish-ushtarëve, të cilët i ka fyer javën e kaluar në emisionin e Adelina Ismaili.
Në emisionin “Zona Zero” në Top Chanel, ai ka treguar se shumë studentë të tij kanë qenë ushtarë të UÇK-së.
“Në numër unë kam pak studentë, vetëm më përqindjes studentët e mi kanë qenë më se shumti në luftë UÇK-së. Nëse i kam pasur 100 studentë, nuk i kam numëruar, por 30 për qind kanë qenë ushtarë”, ka thënë Petrovci.
Ai është përlotur teksa ka folur për një ish-studentin të tij, Xheladin Kurtaj, i cili është vrarë me uniformë të UÇK-së.
“Ka qenë dy ditë të unë në Breg të Diellit, ku kam banuar. Ia kam qit një drekë, ka tregu që është ushtar. Kemi ndejt atë ditë gjithë ditën, se po prekem kur po flas për të. Kur u largu ia dhash 50 marka, se s`kisha më shumë”, ka thënë Petrovi.
Më tej, ai ka shtuar se po e godasin vetëm pse është plakur.
“Jam plakë, jam ligë”, është shprehur Petrovci.
Sipas tij, në atë emision nuk është përmendur fare UÇK-ja.
“Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, është shrehur Petrovci.