Jahja Koka – ministrit Aliu: Nuk keni ndërhyrë në mënyrë bash të mençur
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka ka thënë se ndërhyrja në urën e Rakovinës nuk ishte ndërhyrje bash e mençur.
Koka në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, se kur do të përfundojë rruga Gjakovë-Prishtinë që kalon nëpër Rakovinë.
“Është rrugë që ka filluar para 4 vitesh, me 4 krosi por si duket do të vazhdojë edhe nja 4 vjet. Pyetjen kur e kam bërë është e moçme por duhet ta përsëriti në formë tjetër. Zoti ministër ju keni ndërhyrë në mënyrë shumë efikase në atë që është ndërtuar por si duket jo bash të mençur, për arsye se ura që është në Rakovinë është shumë e rrezikuar për arsye se rrezikohet jo vetmë ura por edhe jetët e qytetarëve”, ka thënë Kokaj.
Ministri Aliu ka marrë kritika edhe në seancën parlamentare rë kaluar për ngecjet në punimet e rrugëve të disa rajoneve të Kosovës.