Jabllanoviq: Vetëvendosja dhe Lista Serbe bashkëpunojnë për interesa të tyre, jo të qytetarëve - NACIONALE

Jabllanoviq: Vetëvendosja dhe Lista Serbe bashkëpunojnë për interesa të tyre, jo të qytetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani Serb, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se Lista Serbe dhe Vetëvendosja bashkëpunojnë për hir të interesave të tyre dhe jo për interesat e qytetarëve, duke shtuar se Lista Serbe është përgjegjëse për problemet që i kanë serbët në Kosovë që nga pas lufta.

Këto deklarata Jabllanoviq i dhënë në një intervistë për Gazetën Insajderi.

Së pari, koordinimi mes partnerëve të koalicionit është krejtësisht normal dhe i pritshëm. Vetëvendosja dhe Lista Srpska ishin partnerë koalicioni në dy qeveri. Tashmë shohim se me gjithë akuzat që i bëjnë njëri-tjetrit, ata bashkëpunojnë aktivisht për hir të interesave të tyre, që nuk kanë të bëjnë fare me interesat e qytetarëve”, ka thënë politikani serb.

Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet që janë mbajtur në veri të vendin, duke thënë se në këtë ka luajtur rol edhe fakti që Lista Serbe dhe Vetëvendosja komunikojnë si dy kanale që udhëhiqen nga interesat e tyre personal.

Fakti që VV dhe SL komunikojnë si dy klane që udhëhiqen nga interesat e tyre personale sigurisht që ka luajtur një rol në këtë. Kjo është një nga arsyet pse këto zgjedhje ishin të rreme dhe të rreme ishin që në fillim.” – ka thënë Jabllaniviq.

Jabllanoviq ka treguar edhe arsyen pse ka dhënë dorëheqje nga Lista Serbe.

Sigurisht që kam pasur kontakt me Radoiçiqin. Qëndrimi im se ai nuk ka vend në politikë ka bërë që të më akuzojnë dhe të më sulmojnë rrejshëm, gjë që më ka sjellë dorëheqjen time si kryetar i Listës Serbe. Kishim një konflikt të rëndë politik. Në shfaqjet e mia me bashkëbiseduesit që përfaqësonin partitë shqiptare të përfshira në Qeverinë e atëhershme të Kosovës, kam performuar profesionalisht e Radojqiqi në anën tjetër ka bërë kombinime personale dhe miqësi me ta.” - thotë Jabllanoviq.

Tutje ka shtuar se Lista Serbe dhe Radojiçiqi janë përgjegjës për disa probleme dhe vështirësi që kanë serbët që nga pas lufta.

Sidomos sot MilanRadoiçiq dhe Lista Srpska janë krejtësisht të papranueshëm si bashkëbisedues apo partnerë koalicioni, si për partinë që drejtoj, ashtu edhe për mua personalisht. Dallimi mes meje dhe disa politikanëve shqiptarë është se unë refuzoj çdo tregti me Listën Srpski dhe e konsideroj atë përgjegjëse për disa nga problemet më të vështira që kanë serbët pas luftës së vitit 1999.” – ka thënë Jabllanoviq.

Ai tutje ka folur edhe për përgjimet e publikuara nga Gazeta Nacionale në mes të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqt të Listës Serbe.

Duke shtuar se ky është rasti për një hetim serioz dhe arsyeja për dorëheqje të Kusari-Lilës.

Nëse e koordinon hartimin dhe miratimin e ligjeve me njerëz që janë thjesht në arrati nga po ato ligje dhe institucione, atëherë do të thotë se e keni privatizuar pushtetin dhe udhëhiqeni vetëm nga interesat politike dhe jo nga ligji. Komunikimi me personat e shpallur në kërkim është i diskutueshëm, sidomos kur je kreu i grupit më të madh parlamentar. Së paku ky është rasti për një hetim serioz dhe arsyeja për dorëheqje të Mimoza Kusari- Lilës.” - thotë Jabllanoviq.

Sipas tij, kjo është hipokrizia karakteristike e Vetëvendosjes, “e cila në mënyrë të rreme paraqitet si parti demokratike dhe në thelb është një grup interesi popullsitë që luan kartën e nacionalizmit tek shqiptarët”.

Për mua nuk është normale që ky bashkëpunim politik me persona që kërkohen nga të njëjtat institucione që ti drejton si parti në pushtet dhe kur kësaj i shtohen edhe sanksionet e SHBA-së. Kjo do të thotë se interesi dhe kombinimi i tyre (VV) me SL-në është më i madh dhe më i fortë se institucionet e Kosovës dhe partneri më të madh i Kosovës, që sigurisht janë SHBA-të”, ka thënë Aleksandër Jabllanoviq.

Lajme të ngjashme