Jabllanoviq: Qëllimi i Asociacionit është që serbët të kenë liri më të madhe - NACIONALE

Jabllanoviq: Qëllimi i Asociacionit është që serbët të kenë liri më të madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksander Jabllanoviq, politikan serb që dikur udhëhiqte me Ministrinë e Kthimit, ka folur rreth temës së Asociacionit, që vazhdon të jetë ndër temat më të diskutuara në politikën kosovare.

Ish-ministri ka thënë për Express se Asociacioni duhet të themelohet që serbët të kenë më shumë liri.

Tutje, Jabllanoviq ka theksuar se Asociacioni s’do të prishë ekuilibrin ndërmjet komuniteteve.

“Qëllimi i Asociacionit është që të mbajë një shoqëri multietnike në Kosovë, në mënyrë që serbët të kenë liri më të madhe në marrjen e vendimeve të caktuara dhe krijimin e politikave lokale. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk guxon të kontestojë faktin se në dhjetë komuna me shumicë serbe ka edhe shqiptarë, boshnjakë, romë goranë. Besoj që Asociacioni s’do të prishë dhe nuk duhet të prishtë ekuilibrin lokal që ekziston në mes të ndërmjet njerëzve dhe komuniteteve, sepse kjo nuk është në interesin e serbëve.” – tha ai.

Lajme të ngjashme