Islami: Shpresonim se fjalori populist i Kurtit do të aplikohej edhe ndaj serbëve, më shumë flet kisha ortodokse serbe
Analisti Politik, Dardan Islami, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri në të cilën Lista Serbe vendosi që të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Analisti Islami e nis shkrimin e tij në Facebook, me një rrefim të tij personal ku tregon për situatën dhe gjendjen e Kosovës deri në shpalljen e pavarsisë.
Ai gjithashtu e ka kritikuar Kryeministrin Kurti duke thënë se gjuha dhe fjalori populist i tij mirëpritej nga votuesit e tij, gjërsa të tjerët shpresonin se ai do ta aplikoj këtë gjuhë edhe ndaj serbeve të Kosovës siç kishte premtuar. Analisti u shpreh se në mungesë të komunikimit, sot fjalën e fundit duket se nuk e kanë as institucionet e Kosovës e as ato të Serbisë, por sipas tij me shumë flet kisha ortodokse serbe nëpërmjet paramilitareve dhe ekstremisteve pansllav, te cilët tash më nuk po i fshehin aktivitetet e tyre në këtë zonë.
Ai ka thënë se janë bërë shumë gabime për këto 20 vite, mirëpo sipas tij janë bërë edhe shumë përparime dhe në kontekstin historik këto dy dekada do të zënë shumë vend në faqet e librave të historisë së vonshme.
Tutje ai ka shkruar se edhe Shqiperia, Serbia, Maqedonia e Veriut apo komplet Ballkani Perendimor ka kaluar në këtë tranzicion me pritje të mëdha, por me rezultate të vogla.
“Sigurisht se kuzhina serbo ruse embelsiren e kan te ruajtur per fund, e ne na mbetet ta identifikojme dhe mundsisht mos te hajme, apo mos ta shkelim me dy kembe siq kemi bere shpesh keto “20 vjet”, tani kur e kemi kuptuar se “minat” vine ne forma te ndryshme”, përfundon postimi i tij.