Bedri Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur - NACIONALE

Bedri Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në njëzet e gjashtë vjetorin e rënies heroike, kryetari i komunës së Mitrovicës njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike, Bedri Hamza, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza vlerësoi lartë heroizmin e tyre duke shkruar se “Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi - Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur”.

Postimi i plotë:

“A do të vdisnit për Kosovën?” - ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin, në vitin 1998. “Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!” - ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës.

Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi - Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Sot, në 26 vjetorin e rënies, bëmë homazhe te varrezat dhe nderuam sakrificën e tyre.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së.

Lajme të ngjashme