"Ishin punëtorë të zellshëm": Rrahen dy punëtorë në ndejën e fundvitit të ndërmarrjes "Prishtina Parking"
Kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, e ka raportuar gjatë mbrëmjes së kaluar kishte ndodhur një rrahje mes dy punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje në mbrëmjen e fundvitit.
Ai e ka konfirmuar një gjë të tillë për gazetën Express, duke shtuar se nuk i dinte arsyet e rrahjes së mbrëmshme, por se të dy punëtorët ishin të zellshëm në punën e tyre.
“Kur e kam kuptu që ka ndodh incidenti e kam lajmëru policinë. Ka ndodh mes dy kolegeve tanë të dy janë punëtorë të zellshëm. Arsyet e incidentit nuk i di dhe me rastin po merret policia,” - tha Havolli.
Ky rast ishte raportuar edhe në raportin 24 orësht të Policisë së Kosovës.
“Prishtinë 20.12.2022 – 23:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është përfshirë në rrahje me viktimën mashkull kosovar. Viktima për shkak të lëndimit iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”