Ish-ushtari i UÇK-së që u plagos në protestën e 10 shkurtit, sot është shofer i ministrit Mehaj - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së që u plagos në protestën e 10 shkurtit, sot është shofer i ministrit Mehaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zenel Zeneli ishte plagosur keq nga kontigjenti i policisë rumune e UNMIK-ut në protestën e 10 shkurtit të 2007, që ishte organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Pakos së Ahtisarit. Zeneli, që atëbotë punonte si sigurim, arriti me vështirësi t’u mbijetojë plagëve.

Por 16 vite pas, Zeneli e ushtron funskionin e shoferit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që është pjesë e Qeverisë Kurti 2. Në një rrëfim vite më parë, Zeneli tregonte se ishte vetëm 25 vjeç kur ishte plagosur më 10 qershor 2007.

”E kam pa që mu ka nxeh gjoksi. Kam qenë në uniformë, ka qenë një këmishë e kaltër, e kam pa gjoksin e kam pa që është me gjak, por trupi i nxehtë. S’kam pas shumë dhimtë dhe më kanë goditë edhe n’kamën e djathtë.” - kishte rrëfyer Zeneli, transmetonte Reporteri.net.

Nga sheshi qe tash quhet “Skënderbe”, aktivisti i plagosur i VV-së ishte dërguar në QKUK, ku mori ndërhyrjen e parë kirurgjike.

“Por, jo gjithçka shkoi mirë për ish-ushtarin e UÇK-së, i cili u transferuar në kampin ‘Bondsteel’ e pastaj në spitalin ushtarak në Shkup të Maqedonisë së Veriut.” – vazhdon shkrimi, duke treguar se pas disa muajve Zeneli ishte zgjuar nga koma.

Ndryshe, në protestën e 10 shkurtit mbetën të vrarë dy persona, Mon Balaj e Arben Xheladi, të cilët tash nderohen nga LVV-ja si dëshmorë të lirisë e vetëvendosjes.

Në një deklaratë, z. Glauk Konjufca i ka quajtur dëshmorë dy të rënët në këtë protestë, që është ndoshta më masovikja në Kosovën e pasluftës.

“Sot është 16-vjetori i vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, nga policia rumune e UNMIK-ut. Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës. Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit", shkroi Konjufca në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme