Ish-shefi ekzekutiv i Trepçës: Ndërmarrja e ka të vështirë t’ia dalë e vetme, pa ndihmën e qeverisë - NACIONALE

Ish-shefi ekzekutiv i Trepçës: Ndërmarrja e ka të vështirë t’ia dalë e vetme, pa ndihmën e qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, ka thënë se kjo ndërmarrje e ka të vështirë te ia dal e vetme pa ndihmën e Qeverisë së Kosovës.

Kurti, i cili u shkarkuar të premte nga kjo pozitë, ka treguar për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet tashmë ndërmarrja e Trepçes, duke folur edhe në lidhje me minatorët e minierës, që tash e dy muaj kanë mbetur pa paga, dhe gjenden në grevë.

Ai thotë se në ndërmarrje nuk ka shërbyes civilë, sepse, siç tha ai, “shërbyesit civilë paguhen nga buxheti i shtetit, ndërsa ndërmarrja prodhuese në këtë rast ‘Trepça’ duhet të gjenerojë të hyra të mjaftueshme për të mbuluar pagat, shpenzimet e veta, edhe investimet kapitale në vazhdim që të mund të mbijetojë”.

“’Trepça’ jo që s’e ka bërë këtë të fundit (investimet kapitale në vazhdim), por as të parën nuk kemi mundur ta realizojmë që është elementarja – pagat. Pa ndihmën e qeverisë ka qenë e pamundur të bëhet.” – ka thënë Kurti për Klan Kosovën.

Sipas tij, ndihma e qeverisë, e cila ka qenë e dedikuar për komplet vitin, “është harxhuar në gjashtë-mujorin e parë”.

Lajme të ngjashme